Pjesëmarrje në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova

Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula dhe Nënkryetari i saj, akademik Fejzullah Krasniqi, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, SH. S. Znj. Vjosa Osmani, morën pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Akademia përkujtimore u organizua nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Vjosa Osmani.

Kjo akademi e cila u mbajt në Amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Univeristare të Kosovës, iu kushtua jetës, veprës dhe trashëgimisë shtetformuese të Presidentit Rugova, simbol i paqes, vizionit dhe orientimit euroatlantik të Kosovës.