Akademia e Shkencave të Britanisë së Madhe-Royal Society dhe Akademia Nacionale e Shkencave të Gjermanisë- Leopoldina, organizuan në Lubjanë të Sllovenisë edicionin e nëntë të konferencës së Shtyllës për Shkencë, Arsim, Kërkim e Inovacion të Procesit të Berlinit prej 14-16 tetorit 2025. Titulli i konferencës ishte shkenca nën presion: sfidat dhe mundësitë. Organizimin e kësaj konference e ndihmuan edhe qeveria gjermane dhe ajo britanike si dhe Universiteti i Lubjanës dhe konferenca e rektorëve të vendeve të Europës juglindore. Në këtë konferencë përpos përfaqësuesve të akademive të vendeve organizatore morrën pjesë edhe anëtarët e akademive dhe rektorët e universiteteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësuesit nga Austria, Italia dhe Kroacia. Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës e përfaqësuan prof. Myzafere Limani, sekretare shkencore e ASHAK-ut dhe prof. Fetah Podvorica, sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës. Konferenca i zhvilloi punimet në 6 sesione plenare ku në katër prej tyre u diskutua për mbrojtjen e lirisë akademike dhe autonomisë së organizatave shkencore, zhvillimin e shkencës si element kyç për rritjen ekonomike, përforcimin e sigurisë me anë të shkencës dhe roli i universiteteve dhe institucioneve akademike në sferën publike në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor. Për secilën prej këtyre temave u bënë diskutime të shumta e në diskutime kanë marr pjesë aktive edhe anëtarët e ASHAK-ut. Ndër të tjera u theksua se zhvillimi dhe përdorimi i kërkimit shkencor, transferit të dijes dhe teknologjisë dhe inovacionit në vendete Ballkanit Perëndimor për zhvillimin ekonomik varet shumë nga investimet që duhet të bëhen për rritjhen e kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturës shkencore, qarkullimin e trurit dhe shfrytëzimin e potencialit të diasporës akademike si dhe në rritjen e sigurisë kibernetike. Si rrjedhojë e diskutimeve të bëra u nxorrën rekomandime të shumta të cilat do të përmblidhen në raportin përfundmitar që do t’i dërgohet shefave të qeverive për samitin e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit që mbahet në Londër. të Ballkanit Perëndimor që mblidhen në fund të kësaj jave në Londër.