Të nderuar,
Lidhur me kërkesën tuaj se a qëndron Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës pas “një dokumenti”, “përmes të cilit disa anëtarë të ASHAK-ut i kërkojnë Presidentit të Shqipërisë, z. Bujar Nishani, që ta dekorojë Fadil Hoxhën me titullin “Nderi i Kombit”, ju njoftojmë se Akademia nuk qëndron pas këtij “Dokumenti”. Akademia as që ka marrë një kërkesë të tillë. “Dokumenti”, siç shihet, nuk ka as nënshkrim, as vulë dhe as memorandum të Akademisë. Ai përmban vetëm qëndrimin e disa individëve, që janë dhe anëtarë të Akademisë. Çdo anëtar i Akademisë ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, që nuk është qëndrim zyrtar i këtij institucioni.
Me nderime,
Për ASHAK
Akad. Isuf KRASNIQI,
Sekretar Shkencor