Përgatitja e veprës së plotë të Norbert Joklit

Në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Austrisë realizimi i botimit të plotë të veprës së albanologut të shquar austriak, Norbert Joklit, ka arritur pothuajse në fazën përmbyllëse. Përmes bashkëpunimit me Qendrën e Studimeve Albanologjike të Tiranës është siguruar një numër përkthimesh të veprave të Joklit. Gjatë vitit 2011 janë përgatitur për shtyp ose janë në përgatitje e sipër dy vëllimet e para të veprës së plotë të Joklit. Në fund të 2011-tës doli nga shtypi dhe u përurua vepra “Studien zur albanesichen Etymologie und Wortbildung” (1911), në përkthim të Eqrem Çabejt, ndërsa është në përfundim e sipër edhe vepra “Linguistich-Kulturhistoriche Untersuchungen aus dem Bereich de Alnanischen” (1923), në përkthim të Anton Krajnit. Gjithashtu parashihet të bëhen gati për botim studimet e Joklit për gjuhët e lashta të Ballkanit, për raportet e shqipes me gjuhët e tjera të Ballkanit etj. Projekti do të vazhdojë edhe në vitin 2013 dhe më tej, deri në përmbyllje të botimit të veprës së plotë të këtij albanologu të shquar