Pasqyra e propozimeve për zgjedhjen e anëtarëve korrespondentë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Komisioni i caktuar nga Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (në përbërje: anëtar korrespondent Fetah Podvorica, anëtar korrespondent Nysret Krasniqi dhe Lendita Pula, sekretare e Akademisë), për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve të propozuar për anëtarë korrespondentë të Akademisë, pas mbylljes së afatit të përcaktuar me Qarkoren për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë (15 tetor), i ka shqyrtuar të gjitha propozimet e arritura në adresën elektronike të ASHAK-ut.
Komisioni ka konstatuar se në procedurën e zgjedhjeve hyjnë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Ligjit për Akademinë (Ligji nr. 05/L-038), neni 23, Statutit të Akademisë, neni 23, Rregullores për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, nenet 4 dhe 6, si dhe Qarkores, pikat 1dhe 5, si në vijim:

Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë

⦁ Abdulla Rexhepi – Fakulteti Filologjik
⦁ Muhamet Hamiti – Fakulteti Filologjik
⦁ Lindita Tahiri – Fakulteti Filologjik
⦁ Rrahman Paçarizi – Fakulteti Filologjik
⦁ Begzad Baliu – Fakulteti i Edukimit – Prishtinë
⦁ Naser Pajaziti – Fakulteti i Edukimit – Prishtinë

Seksioni i Shkencave Shoqërore

⦁ Gazmend Qorraj – Fakulteti Ekonomik
⦁ Nail Reshidi – Fakulteti Ekonomik
⦁ Muhamet Mala – Fakulteti Filozofik
⦁ Ibrahim Gashi – Fakulteti Filozofik
⦁ Mirlinda Batalli- Fakulteti Juridik
⦁ Rexhep Gashi – Fakulteti Juridik
⦁ Iset Morina – Fakulteti Juridik
⦁ Visar Morina – Fakulteti Juridik
⦁ Arber Hadri – Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë
⦁ Bedri Muhadri – Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë
⦁ Naser Zabeli – Fakulteti i Edukimit – Prishtinë

Seksioni i Shkencave të Natyrës

⦁ Gani Bajraktari – Fakulteti Mjekësisë
⦁ Kreshnik Hoti – Fakulteti Mjekësisë
⦁ Mentor Sopjani – Fakulteti Mjekësisë
⦁ Merita Koçinaj Berisha – Fakulteti Mjekësisë
⦁ Bajram Berisha – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
⦁ Imer Rusinovci – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
⦁ Blerim Rexha – Fakulteti Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
⦁ Enver Hamiti – Fakulteti Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
⦁ Arbnor Pajaziti – Fakulteti Inxhinierisë Mekanike
⦁ Naser Kabashi – Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit
⦁ Avni Berisha – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
⦁ Behxhet Mustafa – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
⦁ Faton Berisha – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
⦁ Naim Braha – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
⦁ Qëndrim Gashi – Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore
⦁ Flurije Sheremeti Kabashi – U.Mitrovicës – Fakulteti i Gjeoshkencave
⦁ Islam Fejza – U.Mitrovicës – Fakulteti i Gjeoshkencave

Seksioni i Arteve

⦁ Syzana Jakupi – Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”
⦁ Eshref Qahili – Fakulteti i Arteve
⦁ Ismet Jonuzi – Fakulteti i Arteve
⦁ Mentor Zymberaj – Fakulteti i Arteve
⦁ Muhamet Ahmeti – Fakulteti i Arteve
⦁ Valton Beqiri – Fakulteti i Arteve
⦁ Visar Mulliqi – Fakulteti i Arteve
⦁ Zake Prelvukaj – Fakulteti i Arteve

Në procedurën e zgjedhjeve nuk hyjnë kandidatët:

1.Azem Hajdari – F. Juridik – Recensionin nuk e ka të protokolluar nga Fakulteti.
2.Shpend Elezi – F. Mjekësisë – i mungon Certifikata e shtetësisë.

3.Jeton Kelmendi – Biblioteka publike – Gjakovë- Propozimi nuk është bërë sipas Ligjit, Statutit dhe Qarkores për zgjedhjet 2024.

4.Nijazi Halili –Propozimi nuk është bërë sipas Ligjit, Statutit dhe Qarkores për zgjedhjet 2024.
5.Linda Salihu – F. Edukimit – Propozimi nuk është bërë sipas Ligjit, Statutit dhe Qarkores për zgjedhjet 2024.