Më 4 tetor 2022 në ambientet e Akademisë u promovua libri studimor i akademik Vasil S. Tole “Çesk Zadeja në muzikën shqiptare (jeta dhe vepra)”, me pjesëmarrjen e ministrit të Kulturës të Republikës së Kosovës, z. Hajrullah Çeku, të anëtarëve të akademisë dhe të të intëresuarve të tjerë nga fusha e muzikës dhe e studimeve muzikologjike. Për librin ne V. Toles foli Suzana Jakupi, e cila e bëri një përshkrim të përmbajtjes së librit dhe vështrim të përgjithshëm të aspekteve biografike dhe të krijimtarisë së kompozitorit Çeska Zadeja.
Akademik Vasil S. Tole shprehu mirënjohje dhe falënderoi ASHAK-un për botimin e librit dhe për organizmin e promovimit. Ai në mënyrë të veçantë foli për lidhjet e kompozitorit Zadeja me Kosovën, me kompozitorët dhe njerëzit e muzikës në Kosovës dhe për inspirimet e tij nga areali muzikor gjithëkombëtar.