Paraqitja e botimeve të Universitetit të Tetovës në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Më 25 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Universiteti i Tetovës promovoi botimin “Monografia e Universitetit të Tetovës (1994/5-2004/5), autor Agon Memeti dhe numra special të revistave kushtuar: Adem Demaçit, Nënë Terezës, Rafi Halilit, Demonstratave të vitit 1968 dhe Fadil Sulejmanit.

Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.