Paraqitja e botimeve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Më 25 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” promovoi botimet “Histologjia” autore Arjana Striniqi dhe “Rimari i Ndre Mjedës” përgatitur nga Ermira Alija dhe Alfred Çapaliku.

Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.