Paraqitja e botimeve të Universitetit të Prishtinës në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Më 25 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, promovoi botimin “Anatomia e njeriut – gjymtyra e sipërme dhe e poshtme” e autorëve Sadi Bexheti, Jeton Shatri dhe Selim Qerkezi. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë promovoi botimin “Menaxhimi i projektit” autor Mujë Gjonbalaj.

Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.