Më 24 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve i Shkupit, promovoi botimet “Bisedime mbi “Historinë bujqësore të Shqipnis”” e Eqrem Bej Vlora dhe përgatitur për botim nga Albert Ramaj dhe Skender Asani, “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë, vëllimi I dhe II, përgatitur nga Skender Asani, Sevdail Demiri, Milaim Fetai dhe Besnik Rameti, “Shkupi, vetë historia e Kosovës (Raporte të diplomatëve italianë) autorë Skender Asani, Mehmet Prishtina dhe Albert Ramaj.
Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.