Paraqitja e botimeve të Institutit Albanologjik të Prishtinës në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Më 24 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës promovoi botimet “Fjalor i termave të drejtësisë” autor Sylë Kasumaj, “Sadri Fetiu – studiues e veprimtar” nga grup autorësh dhe “Dardanët e Ilirisë (VI-I p.e.s)” autor Arianit Buqinca.

Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.