Paraqitja e botimeve të ASHSH-së përgjatë tri ditëve të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor

Më 24 prill 2023, në ditën e parë të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u bë promovimi i botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me tituj “Akte të Kuvendit Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, vëllimi I dhe II” përgatitur nga Shaban Sinani dhe Pëllumb Xhufi, “Burimi dhe formimi i dëshirores së shqipes” autor Ethem Likaj, “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përball krizës – sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike”, “Drejt një krize të re – Energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve (triptik)” të autorëve Anastas Angjeli dhe Adrian Civici.

Më 25 prill 2023, në ditën e dytë, u bë promovimi i botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me tituj “Vjersha (këngë) popullore grarishte krahinash të ndryshme, vëllimi I dhe II” përmbledhur nga Lasgush Poradeci, “Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri. Pjesa e parë: Iliria Veriore (Istria-Drin)”, “Qytetet dhe qytezat ilire dhe në Iliri. Pjesa e dytë: Iliria Qendrore: Drin-Karaburun-Tomorr” të autorit Apollon Baçe, “Bota muzikore shqiptare, traditë dhe individualitete” e autorit Eno Koço, “Vepra orkestrale” e Fan S. Nolit.

Më 26 prill 2023, në ditën e tretë, u bë promovimi i botimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me tituj “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore – të pathënat dhe enigmat, vëllimi II” autor Paskal Milo, “Veshje popullore shqiptare (album) vëllimi 5” e autorëve Afërdita Onuzi, Gjergji Martini dhe Nikolin Baba, “Art Popullor në Kosovë” e autores Afërdita Onuzi, “Portreti – 120 vjet histori të pikturës shqiptare (1880-2000)” autor Abaz Hado, “Poezi shqipe me alfabet arab: nga dorëshkrimi i Bibliotekës Millet në Stamboll: koleksioni i Ali Emirit” përgatitur nga Abdulla Hamiti dhe Abdulla Rexhepi.

Në promovime morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [4.78 MB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [19.91 MB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [17.02 MB]