Më 26 prill 2023, në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Agjencioni Shtetëror i Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë promovuan botimin e përbashkët “Arkivat Shqiptare” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë promovoi botimet “Revista arkivore 2022” dhe “Kongresi i Beratit dhe Autoqefalia e Kishës Ortodokse Shqiptare”, autorë Ardit Bido dhe Myrteza Sharra.
Në promovim morën pjesë anëtarë të Akademisë së Kosovës dhe të Shqipërisë, profesorë të Universitetit të Prishtinës dhe të Universitetit të Tiranës dhe të interesuar të tjerë.