Botimet e ASHAK në Panairin Ndërkombëtar të Librit “Salon du livre de Paris”
Nga data 17 deri 20 mars 2016, në Paris është mbajtur panairi ndërkombëtar i librit “Salon du livre de Paris”. Mbështetur nga Ministria e Kulture së Republikës së Kosovë, këtë vit në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore janë prezantuar për herë të parë edhe botues kosovarë, përmes Shoqatës së Botuesve të Kosovës. Në mesin e rreth 120 titujve të botuesve më të njohur të Kosovës, janë prezantuar edhe një numër i konsiderueshëm i botimeve të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve e Kosovës (AShAK).
Panairi ndërkombëtar i librit “Salon du livre de Paris” është ngjarja kulturore të madhe e këtij lloji në Evropë. Ky panair për çdo vit mirëpret mbi 1200 botues që përfaqësojnë 25 shtete. Stendat janë të vendosura në një hapësirë prej 55 mijë metrash katrorë. Besian Zeneli, sekretar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, ka thënë se Kosova është prezantuar denjësisht në këtë ngjarje kulturore, me një hapësirë të aranzhuar mirë.