Në Prishtinë, më 21 dhjetor 2017
Nr. Ref.:1033
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 21 dhjetor 2017, mbajti zgjedhjet e rregullta të udhëheqjes së Akademisë dhe zgjodhi Kryesinë e re të Akademisë:
1. Akademik Nexhat DACI, Kryetar;
2. Akademik Jusuf BAJRAKTARI, Nënkryetar;
3. Anëtare korrespondente Myzafere LIMANI, Sekretar shkencor.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:
1. Akademik Eqrem BASHA, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
2. Anëtare korrespondente Justina PULA, Sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore;
3. Anëtar korrespondent Fetah PODVORICA, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
4. Anëtar korrespondent Luan MULLIQI, Sekretar i Seksionit të Arteve.