Njoftim për zgjedhje

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në bazë të nenit 29 të Statutit të saj, njofton të interesuarit se i gjithë materiali për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë është ekspozuar në mjediset e Akademisë dhe i lihet opinionit në dispozicion prej 27 shtatorit deri më 4 tetor 2012, çdo ditë pune, prej orës 10:00-13:00.

Vërejtjet eventuale në lidhje me propozimet për zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, i paraqiten Kryesisë së Akademisë, me shkrim dhe të nënshkruara deri më 4 tetor 2012.

SHËRBIMI PROFESIONAL I ASHAK