Njoftim për opinion për vizitën e zëvendëskryeministrit, z. Fatmir Limaj dhe ministrit të MASHT-së z. Shyqiri Bytyqi në ASHAK

Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Fatmir Limaj dhe ministri i MASHT-së, z. Shyqiri Bytyqi me bashkëpunëtorë, sot i bënë një vizitë Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ata u pritën nga Kryesia e ASHAK-ut, e udhëhequr nga akademik Nexhat Daci, kryetar i ASHAK-ut. Me atë rast mysafirët e uruan kryetarin e Akademisë, akademik Nexhat Dacin për zgjedhjen e tij si kryetar i Akademisë si dhe ofruan bashkëpunim dhe përkrahje për zhvillim të arsimit dhe shkencës në përgjithësi. Në veçanti kërkuan një mbështetje në rrafshin shkencor nga Akademia për trajtimin e çështjeve të ndryshme në fushën e arsimit duke përfshirë ndonjë qasje praktike për zhvillimin e mëtejshëm të punës në universitete.
Udhëheqësit e Akademisë falënderuan mysafirët për vizitën dhe njëherit ofruan bashkëpunim të plotë. Ky bashkëpunim do të zhvillohet përmes hapjes së Akademisë ndaj institucioneve arsimore, akademike dhe atyre shkencore-kërkimore në vend, në rajon dhe më gjerë. Të dy palët u pajtuan për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen.