Njoftim për mbledhjen komemorative, homazhet dhe varrimin e akademik Mark Krasniqit

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës njofton opinionin e gjerë se ditën e diel, më 30 gusht 2015, në orën 13:00, do të mbahet mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit, ndërsa homazhet nga ora 13:30-15:00, në mjediset e Akademisë.
Arkivoli me trupin e pajetë të akademik Mark Krasniqit, do të niset për në varrezat e Prishtinës nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në orën 15:00, ndërsa varrimi do të bëhet në orën 17:00.