Njoftim nga Këshilli organizativ dhe shkencor i Konferencës shkencore “ENERGJETIKA DHE MJEDISI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM”

Këshilli organizativ dhe shkencor i Konferencës shkencore:
“ENERGJETIKA DHE MJEDISI PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM”,
mori vendim ta vazhdojë afatin për dërgimin e titullit të punimit dhe të abstrakteve deri më 17 maj 2013.

– Konferenca do të mbahet më 30 tetor 2013, në orën 10:00 në mjediset e Akademisë.
– Titulli i punimit dhe abstraktet të jenë në një faqe A4 me 150 deri në 300 fjalë në Times New Roman 12.
– Materiali i plotë (punimet përfundimtare) të dërgohet deri më 1 shtator 2013.
– Propozohet botimi i një broshure me abstraktet e punimeve, e cila do t’u jepet pjesëmarrësve.

Personi kontaktues në ASHAK, Taulant Veseli.
Mob.: +386 (49) 605 337
Tel.: +381 (38) 211 541
Fax.: +381 (38) 244 636
E-mail: taulantveseli@ashak.org