Njoftim

Në Prishtinë, më 2 nëntor 2020
Nr. ref.: 702/2

Në bazë të Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (Ligji nr. 05/L-038), neni 23, Statutit të Akademisë, neni 23, paragrafi 3, Rregullores për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, neni 4, paragrafi 1 dhe neni 6, në procedurën e zgjedhjeve hyn edhe kandidatja Rreze Kryeziu Breznica.

Kandidatja në fjalë është propozuar nga Seksioni i Arteve (sipas Statutit të Akademisë, neni 23, paragrafi 3 dhe Rregullores për propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Akademisë, neni 4, paragrafi 1), në mbledhjen e mbajtur më 2 nëntor 2020.