Më 20 prill 2023, një delegacion i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) , me përbërje nga kryetari i ASHAK, akademik Mehmet Kraja, anëtari i seksionit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, akademik Ali Aliu, dhe sekretarja e Akademisë, zonja Lendita Juniku-Pula.
Me këtë rast delegacionin e ASHAK e pritën kryetari i Akademisë Malaziase të Shkencave dhe të Arteve, akademik Dragan Vukçeviiq, nënkryetari Lubisha Stankoviq, sekretari i përgjithshëm Dragan Radonjiq dhe anëtarët e Kryesisë: Zoran Rashoviq, Niko Martinoviq, Zharko Mirkoviq dhe Zuvdija Hoxhiq.
Në takime ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, znj. Ariana Zherka Hoxha.
Me këtë rast u bisedua për intensifikimin e bashkëpunimit midis dy akademive, mbështetur në Marrëveshjen e nënshkruar më 7 maj 2019 në Prishtinë, e cila i ka identifikuar disa prioritetet dhe mundësi bashkëpunimi, veçmas në fushën e aktiviteteve të përbashkëta në shkencat e natyrës, në shkencat shoqërore dhe nëarte e letërsi.