Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me synim thellimin e bashkëpunimit institucional në fushat e kërkimit shkencor, arsimit të lartë dhe veprimtarive akademike.
Memorandumi u nënshkrua nga kryetarja e ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula, dhe rektori i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm edhe akademik Frashër Demaj, sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK-ut, si dhe prorektorët Prof. Asoc. Dr. Luan Vardari dhe Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Memorandumi parasheh zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore, organizimin e konferencave dhe aktiviteteve akademike, si dhe shkëmbimin e ekspertizës profesionale, me qëllim avancimin e kërkimit shkencor dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.






