Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK)

Sot më 21 prill 2026 është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), e përfaqësuar nga Kryetarja, Akademike Justina Shiroka-Pula, dhe Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), e përfaqësuar nga Kryetari, Lulzim Rafuna.

Me këtë memorandum është definuar korniza e bashkëpunimit ndërmjet palëve për ta forcuar lidhjen ndërmjet komunitetit shkencor  dhe sektorit ekonomik dhe avancimin e politikave publike të bazuara në kërkime dhe evidencë shkencore.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, ASHAK dhe OEK do të angazhohen në identifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në realizimin e nismave të përbashkëta kërkimore-shkencore. Gjithashtu, palët do të bashkëpunojnë në aplikime për programe evropiane dhe ndërkombëtare, duke bashkërenduar ekspertizën dhe burimet për rezultate të suksesshme dhe forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e projekteve.

+