Sot, më 5 mars 2026, Akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në emër të Akademisë mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Epopeja në kujtesën e shtypit kosovar 2000-2020” si dhe në ekspozitën fotografike kushtuar Epopesë së UÇK-së “Ditënetët e zjarreve në Prekaz” me fotografi nga fotografi z. Sefer Aliqkaj.


