Sot më 06.04.2026 akademik Fejzullah Krasniqi, nënkryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës mori pjesë në ceremoninë solemne të ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për z. Daniel Müller, FAR Avocats AARPI. Ky titull i lartë akademik i ndahet Z. Daniel Müller, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm profesional, juridik dhe akademik, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm si këshilltar dhe avokat i Republikës së Kosovës në procedurat këshillimore para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.


