Mbledhje komemorative për maestron Gjelosh Gjokaj

Sot, më 28 shtator 2016, në orën 12:00, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, u mbajt mbledhja komemorative në nderim të anëtarit të jashtëm të Akademisë, maestros Gjelosh Gjokaj.

Maestro Gjelosh Gjokaj vdiq në Gjermani më 25 shtator 2016.

Për veprën dhe figurën e maestros Gjelosh Gjokaj foli kryetari i Akademisë, akademik Hivzi Islami dhe anëtari korrespodent i Akademisë Luan Mulliqi.

Në shenjë kujtimi dhe respekti për maestron Gjelosh Gjokaj në mjediset e Akademisë është i hapur libri i zisë.

Fjala e Kryetarit Akademik Hivzi Islami