Në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 3 janar 2026, në orën 9:15, u mbajt mbledhje komemorative në respekt të jetës dhe veprës së akademik Nexhat Dacit, i cili u nda nga jeta më 1 janar 2026.
Mbledhja komemorative filloi me një minutë heshtje dhe për veprën dhe figurën e akademik Nexhat Dacit, foli kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka-Pula dhe nënkryetari, akademik Fejzullah Krasniqi.
Në mbledhjen komemorative u lexua edhe telegrami i ngushëllimit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, nga sekretari i Seksionit të Shkencave të Natyrës, anëtar korrespondent Enver Hamiti.
Në përmbyllje të mbledhjes, fjalën e fundit, në emër të familjes, e mbajti vajza e tij, Majlinda Daci-Ajvazi.




Fjala e kryetares së ASHAK-ut, akademike Justina Shiroka-Pula:
Fjala e nënkryetarit të ASHAK-ut, akademik Fejzullah Krasniqi: