Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, nën përkujdesjen e Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, në Prishtinë me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit organizoi konferencën shkencore njëditore “Shqipja standarde sot”, e cila u mbajt më datën 17 nëntor 2022.