Më 28 mars 2026 në Cyrih të Zvicrës u mbajt Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës, me temën qendrore të këtij edicioni: “Mjeku mes Klinikës, Ekonomisë dhe së Drejtës”. Simpoziumi i filloi punimet me prof. Fetah Podvoricën, anëtar korrespodent i ASHAK-ut, i cili e paraqiti ligjëratën me titull “Veshja e sipërfaqës së materialeve me molekula organike dhe përdorimi i tyre në biomjekësi”. Në kuadër të saj ai tregoi për metodat kimike dhe elektrokimike që përdoren për veshjen e sipërfaqes së biomaterialeve me molekula organike si dhe përdorimin e tyre si pajisje mjekësore për hapje të artereve ose dërgimin e barërave ose si biosenzorë për përcaktimin e analitëve të ndryshëm.
Në Simpozium ligjërata mbajtën edhe prof. Arben Merkoçi nga Instituti Katalan i Nanoteknologjisë në Barcelonë, prof. Kita Sallabanda, neurokirurg dhe radiokirurg nga Universiteti i Madridit dhe prof. Ilirjana Haxhibeqiri nga Universiteti i Sarajevës.
