Kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci priti sot në një takim, në mjediset e Akademisë, Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jasharin dhe Zëvendësen e Avokatit të Popullit, znj. Majlindë Sinani-Lulaj. Takimi kishte për qëllim diskutimin e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushat në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen.
Gjatë takimit u arrit te një konstatim i përbashkët se ka gatishmëri nga ASHAK-u dhe Zyra e Avokatit të Popullit të punojnë së bashku për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave fundamentale duke u bazuar në konventat relevante ndërkombëtare. Realizimi i këtyre të drejtave është prioritet për të gjithë.
Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për rritjen e nivelit të bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe promovimin e të drejtave fundamentale të njeriut si parakusht për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe zhvillimin demokratik të vendit.