Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), akademike Justina Shiroka Pula mori pjesë si mysafire nderi në takimin me kompanitë anëtare Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, që u mbajt më 13 mars 2026, në Dyseldorf të Gjermanisë.
Kryetarja u shoqërua nga akademik Besnik Krasniqi, anëtar i rregullt i ASHAK-ut.
Takimi u organizua me qëllim të krijimit të një hapësire për dialog dhe shkëmbim idesh ndërmjet përfaqësuesve të komunitetit të biznesit shqiptar në Gjermani dhe institucioneve akademike nga Republika e Kosovës.
Në takim u diskutua mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe botës akademike, promovimin e dijes dhe inovacionit, si dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik e shoqëror.






