Kryetarja e ASHAK-ut Justina Shiroka Pula priti në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga

Sot, më 22 shtator 2026, kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula me bashkëpunëtore, priti në takim SHS. Atifete Jahjaga, presidente e Republikës së Kosovës (2011-2016).

Në takim u diskutua për rolin e dijes, shkencës dhe arsimit në zhvillimin e vendit.

Presidentja Jahjaga i uroi suksese kryetares Shiroka Pula në udhëheqjen e Akademisë, duke mos pasur fije dyshimi për suksesin e garantuar.

Ajo tha se akademike Shiroka-Pula është një udhërrëfyese për vajzat dhe gratë e Kosovës dhe më gjerë, që synojnë të lënë gjurmë në shkencë dhe në jetën publike.

Kryetarja Pula e falenderoi presidenten Jahjaga pë vizitën, duke shprehur mirënjohje për punën e saj, si dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim në mbështetje të dijes dhe mundësive të barabarta për vajzat dhe gratë e vendit tonë.