Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të intelektuales, arkeologes, shkrimtares dhe ish deputetes, Edi Shukriu

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e intelektuales, arkeologes sonë të shquar, shkrimtares dhe ish deputetes, Edi Shukriu.

Ajo la gjurmë të pashlyeshme në fushën e shkencës, letërsisë, historisë, arkeologjisë, kulturës dhe mendimit politik.

Edi Shukriu dha kontribut të pazëvëndësueshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. Akademikja Shukriu njëkohësisht ishte shembulli i gjallë i gruas së angazhuar e aktiviste me pjesëmarrjen e saj në proceset kyçe nëpër të cilat kaloi populli dhe shoqëria jonë.

Trashëgimia që e la pas mbetet për t’u studiuar e kujtuar.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e saj, bashkëpunëtorët, për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe mbarë kombin shqiptar.”