“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e akademikes Edi Shukriu, një prej pionereve të arkeologjisë në Kosovë. Një grua e fortë, aktiviste dhe vizionare e cila do t’i mungojë shumë shoqërisë tonë, për të cilën u angazhua shumë.
Ajo dha kontribut të çmuar në fushën e arkeologjisë, të historisë, të letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale, akademike dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.
Arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Kontributi i saj si akademike, profesore universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese.
Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, Akademisë dhe gjithë komunitetit.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Edi Shukriut.”