Kosova, a monographic survey

Versioni anglisht i monografisë “Kosova”

Projekt i përbashkët i të gjitha seksioneve të ASHAK-ut. Pas përgatitjes së botimit në gjuhën shqipe, i cili doli nga shtypi dhe u promovua në pjesën e parë të vitit 2011, filloi redaktimi dhe përgatitjet për përkthimin e materialeve të kësaj monografie në anglisht. Versioni anglisht, më i shkurtër dhe më i përmbledhur sesa versioni shqip, doli nga shtypi në fillim të muajit prill dhe tashmë është në qarkullim. Mund të gjendet në librarinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës si dhe në libraritë më të mëdha të Prishtinës.