Konferencë për medie

Nesër më datë 25 maj 2012 në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës mbahet konferencë për medie, në të cilën do të bëhet fjalë:

1. Për shpalljen e zgjedhjeve për pranimin e anëtarëve të rinj të Akademisë;

2. Për fillimin e punës në projektin Fjalori Enciklopedik i Kosovës.

Konferenca mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në orën 11:00.

Për Akademinë
Lendita Pula, sekretare, d.v.