Organizuar nga Seksioni i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 25-26 shtator 2015 mbahet konferenca shkencore “STUDIMET ALBANISTIKE NË AMERIKË”.
Gjatë dy ditëve të konferencës, rreth 50 studiues nga Kosova, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikë, Gjermania, Kanadaja, Italia, Franca, Polonia, Norvegjia, Maqedonia, Kina, dhe Bullgaria do të hedhin dritë mbi aspekte të rëndësishëm jo vetëm linguistik por gjithashtu edhe historik dhe antropologjik të studimeve albanistike në kontinentin amerikan.
Studimet albanistike në Amerikë kanë nisur në shekullin 20-të dhe jo rastësisht këto fillime ndërlidhen edhe me praninë e mërgatës shqiptare atje. Ndërkaq, kjo prani është ndjerë më shumë pikërisht në kohën e zhvillimeve të bujshme në shkencat linguistike në SHBA. Pas Luftës II Botërore ka pasur një interesim më të shtuar në opinionin shkencor amerikan për gjuhën shqipe, ndërsa me kohë është rritur dhe interesi për aspekte të tjera të studimeve shqiptare. Zhvillimet e dy dekadave të fundit në Ballkan dhe në botën shqiptare, raportet e reja të botës shqiptare me ShBA-në dhe me botën tjetër të Amerikës Veriore kanë ndikuar që këto interesime të shtohen.
Konferenca mbahet në sallën a madhe të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të premten dhe të shtunën (25-26 shtator) duke filluar nga ora 8:30.
Programi i Konferencës më titujt e kumtesave dhe abstraktet