Më 15 dhjetor në Akademinë e shkencave dhe të Arteve të Kosovës u mbajt koncert festiv, në të cilin performoi Ansambli i harqeve “Academia Albanica” nga Tirana, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Eno Koço. Në violina interpretuan Lorenc Radovani, Ednea Krasniqi, Fatos Bardulla, Edlira Shkurti, Jadvina Vani, Elda Dono dhe Lorin Lepuri; në viola Arian Paço Albana Kola dhe Albana Meneri; në violonçela Gëzim Belegu dhe Andi Alimemaj, si dhe në kontrabas Arben Basha.
U interpretuan “Ndjesi tradicionale shqiptare” nga Thoma Nasi, Suitë për orkestër harqesh nga Zeqiria Ballata, “Tingëllim epik” nga Çesk Zadeja, “Simfoni camerale” të Rauf Dhomit, “Valle antike” nga Vasil Tole dhe “Shpirti i traditës” nga Valton Beqiri.
Koncerti festiv në vigjile të festave të fundvitit synon të bëhet tradicional në ASHAK.
Foto: KOHA