Informatë
Seksioni i Shkencave të Natyrës të ASHAK-ut organizon tryezën shkencore
“Shndërrimi elektrokimik i energjisë dhe ruajtja e saj”
më 31 Maj 2023, në mjediset e ASHAK-ut
Në këtë tryezë shkencore me karakter ndërkombëtar, fokusi kryesor do të jetë në shndërrimin elektrokimik të energjisë dhe sistemet për ruajtjen e saj që, në kohën e sotme, paraqesin një fushë shumë të rëndësishme të kërkimit shkencor e cila tenton të gjej një zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat në rritje të energjisë duke i respektuar normat mjedisore. Paisjet kryersore të këtyre sistemeve janë: bateritë, elektrolizerët e ndryshëm, celulat karburante, fotovoltaikët dhe superkondensatorët ku mekanizmi kryesor i funksionimit bazohet në reaksionet e oksido-reduktimit. Bateritë mundësojnë jovetëm ruajtjen e energjisë por edhe ndihmojnë në reduktimin e sasisë së CO2 që lirohet gjatë transportit kur përdoren veturat elektrike. Në tryezë shkencore do të diskutohen, në mes tjerash, këto tema:
Llojet e ndryshme të baterive,
Superkondezatorët,
Materialet e elektrodave dhe elektroliza e ujit,
Prodhimi i hidrogjenit dhe përdorimi i tij në celula karburante,
Fotovoltaikët, sistemet hibride, etj.
Dorëzimi i abstrakteve
Prezantimet duhet të përgatiten në gjuhën shqipe ose atë angleze. Abstraktet për tryezën duhet të dërgohen në këtë adresë të e-maili-it: fetahpodvorica@ashak.org. Afati i fundit për dërgimin e tyre është data 10 maj 2023. Abstraktet duhet të jenë në gjuhën shqipe ose atë angleze. Modeli i një abstrakti është dhënë i bashkangjitur. Përzgjedhja e prezentimeve për tryezë do të bëhet në bazë të kualitetit dhe relevancës në lidhje me materialet kompozite.
Këshilli organizues:
Prof. Isuf Krasniqi. Akademik. Kryetar
Prof. Fejzullah Krasniqi, Akademik. anëtar
Prof. Fetah PODVORICA, Anëtar korrespondent, anëtar
Prof. Myzafere LIMANI, Anëtar korrespondent, anëtar
Prof. Enver Hamiti, Universiti i Prishtinës
Në emër të këshillit organizues
Prof. Fetah Podvorica