Homazh për Esad Mekulin

Në kuadër të bashkëpunimit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK) me Akademinë Malaziase të Shkencave dhe Arteve (AMSHA), në Podgoricë, me datë 2 nëntor 2023 u mbajt homazh për poetin Esad Mekuli, i cili ishte kryetar i parë i ASHAK-ut dhe anëtar i jashtëm i AMSHA-së.

Për jetën dhe veprën e Esad Mekulit folën akademik Ali Aliu dhe akademik Sabri Hamiti, anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, pastaj akademik Zuvdija Hoxhiqi dhe akademik Pavle Goranoviq, anëtarë të Akademisë Malaziase të Shkencave dhe të Arteve.