Fjalor shpjegues i informatikës

Është projekt afatmesëm dhe realizimi i tij do të përfshijë një periudhë më të gjatë kohore. Ka qenë njëri nga projektet e përbashkëta të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë edhe gjatë periudhës së shkuar dyvjeçare dhe së fundi ka zënë vend edhe në protokollin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve për periudhën 2011-2013.