Simpoziumi u mbajt më 17 tetor 2018 dhe u organizua nga këshilli organizues, në përbërje: akademik Rexhep Ismajli, akademik Eqrem Basha dhe anëtar korrespondent Muhamedin Kullashi.
Qëllimi i kësaj konference ishte të merren në shqyrtim disa aspekte të problemeve që kanë të bëjnë me teatrin e sotëm evropian, duke marrë parasysh debatet që janë zhvilluar e po zhvillohen brenda rrymave të mendimit kritik për teatrin.
Konferencën e hapi anëtare korrespondente Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore, ndërsa me kumtesat e tyre u paraqitën rreth 11 pjesëmarrës. Në mesin e tyre ishin profesorët: nga Italia, Valentina Valentini , nga Franca, Jean-Pierre Sarrazac dhe nga Shqipëria, Armand Bora.
Simpoziumi i përfundoi punimet me sukses dhe kontributet autoriale të tij do të botohen në një vëllim të veçantë, gjatë vitit 2019.