FALËNDERIM I AKADEMIKUT RADOSLAV KATIČIĆ

Lartësisht e nderuara Akademi!

Kërkoj ndjesë që në letrën tuaj të shkruar anglisht po përgjigjem në gjuhën time amtare. Por lajmi që më erdhi sot nga Zagrebi këtu në Vjenë se më keni njoftuar zyrtarisht që më keni zgjedhur anëtar tuaj të jashtëm më ka prekur aq thellë sa nuk mund të përgjigjem në gjuhë tjetër. Lidhjet e mia me Kosovën dhe Kosovarët, posaçërisht me përfaqësuesit e inteligjencies humanistike shqiptare janë të vjetra dhe të thella. Po kështu thellë i kam përjetuar ngjarjet dramatike, madje tragjike të dhjetëvjetëshave të fundit. Jam i nderuar dhe i gëzuar me mirënjohjen e lartë për punën time dhe për raportin tim ndaj Kosovës që është shprehur përmes zgjedhjes Suaj. E pranoj këtë zgjedhje me krenari e falënderim. Në çdo rast të përshtatshëm do ta theksoj këtë anëtarësi dhe do të krenohem me të. Ju faleminderit!

Me shprehjen e respektit të thellë.

Radoslav Katičić