Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për shënimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, organizoi Ekspozitën me vepra të arteve pamore të autorëve shqiptarë.
Hapja solemne u bë të martën, më 13 nëntor 2012, në orën 18:00, në mjediset e Akademisë.