Ekspozitë personale e skulptorit Luan Mulliqi

Më datën 6 shtator 2022, në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, në Shkup, u hap ekspozita personale e titulluar “Erosi” ku u prezentuan tridhjetë skulptura në materialin bronz.
Hapjen solemne e bëri ambasadori i Kosovës në Shkup, Z. Qehaja, i cili ceki rëndësinë e bashkëpunimit kulturor në mes të dy vendeve tona.
Në hapjen solemne morën pjesë një numër i madh i vizitorëve nga Shkupi, Tetova dhe Prishtina.
Kjo ekspozitë zgjoi interesim të posaçëm te vizitorët, meqenëse në të njëjtën kohë ishte hapur një debat i gjërë në lidhje me edukimin seksual nëpër shkolla.
Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më datën 30 shtator 2022.