Paraqitja e botimeve të Akademisë në aktivitetin “Tetori i librit” në Tiranë

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, anëtare korrespondente Myzafere Limani, sekretare shkencore, akademik Eqrem Basha, sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, akademike Justina Pula, sekretare e Seksionit të Shkencave Shoqërore dhe anëtar korrespondent Luan Mulliqi, sekretar i Seksionit të Arteve, më 22 tetor 2021, morën pjesë në aktivitetin “Tetori i librit” ku prezentuan botimet e Akademisë. Aktiviteti u organizua dhe u mbajt në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.

Prezent në aktivitet ishin edhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Skënder Gjinushi, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, akademikë, profesorë dhe njerëz të letrave.

Pas prezentimit të botimeve, dy kryetarët e Akademive i njoftuan të pranishmit për bashkëpunimin e ndërsjellë.