Mbrëmë në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, para një numri të madh të artdashësve, u hap ekspozita personale e piktorit tonë të mirënjohur profesor Esat Valla.
Profesor Valla deri më tani ka realizuar shumë ekspozita kolektive dhe individuale për të cilat për krijimtarinë e tij specifike ka marrë shumë mirënjohje dhe shpërblime. Kjo është ekspozita e 17-të personale e profesor Vallës me njëkoncept të veçantë. Kuratori i ekspozitës akademik Eqrem Basha në parathënien e katalogut të titulluar “Dyert që(s’)flasin – dyert që (s’)heshtin” interpreton simbolikën e dyerve të pikturuara në konceptin e mbamendjes dhe kujtesës në faza të ndryshme kohore.
Ekspozita do të jetë e hapur 30 ditë.