U hap ekspozita “Kontributi atdhetar – intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit”

Sot më 13 maj 2025, në kujtim të figurës së akademik Fehmi Aganit, me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së tij, në bashkëpunim mes Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, u hap ekspozita me titull “Kontributi atdhetar – intelektual dhe politik i akademik Fehmi Aganit”.

Ekspozita u hap me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Akademisë, akademik Mehmet Kraja, ndërsa për jetën dhe veprimtarinë e akademik Aganit foli akademik Hivzi Islami. Nga Muzeu Kombëtar i Kosovës fjalën e mori Besnik Rraci, njëri nga autorët e ekspozitës, dhe për fund në emër të familjes Agani, fjalën e mori dhe falëndëroi, Mentor Agani, i biri i akademik Fehmi Aganit.

Fjala e akademik Hivzi Islamit:

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [75.29 KB]

Loader Loading...
EAD Logo Taking too long?

Reload Reload document
| Open Open in new tab

Shkarko [1.24 MB]