Ceremonia inauguruese për anëtarët e rinj të ASHAK-ut

Sot, e mërkurë, më 11 janar 2017, në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në Ceremoninë inauguruese Kryetari i Akademisë, akademik Hivzi Islami, u ndau fletëdëshmitë anëtarëve të avancuar dhe anëtarëve të rinj korrespondentë të Akademisë.

Kryetari i Akademisë mbajti një fjalë rasti dhe ju dëshiroi mirëseardhje anëtarëve të avancuar dhe anëtarëve të rinj korrespondentë.

Në emër të anëtarëve të rinj korrespodentë u falënderua prof. dr. Myzafere Limani.

Në anëtarë të rregullt – akademikë u avancuan prof. dr. Jusuf Bajraktari, prof. dr. Anton K. Berishaj dhe prof. dr. Zejnullah Rrahmani.

Anëtarë të rinj korrespondentë të Akademisë u inauguruan: prof. dr. Fetah Podvorica, prof. dr. Myzafere Limani, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Gjyljeta Mushkolaj, prof. dr. Muhamet Kullashi, prof. dr. Justina Pula, prof. dr. Frashër Demaj dhe prof. dr. Kujtim Shala.

 

Fjala e Kryetarit