Më 23 prill 2025 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në çelje të edicionit IV të Panairit Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, u mbajt ceremonia për ndarjen e “Shpërblimit mbështetës 2024”.
Ceremoninë e hapi kryetari i Akademisë, akademik Mehmet Kraja dhe më pas ia kaloi fjalën sekretarit të Seksionit të Shkencave të Natyrës, anëtar korrespondent Fetah Podvorica për të shpallë fituesin e shpërblimit mbështetës.
Pas ndarjes së shpërblimit mbështetës nga ana e kryetarit të ASHAK-ut, fituesi Mëmëdhe Ibrahimi mbajti një fjalë të shkurtër falënderimi.
Fjala e kryetarit të ASHAK-ut, akademik Mehmet Kraja: